Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se dita e veteranëve është ditë e madhe në kalendarin historik të Kosovës.
Ai ka shtuar se kjo ditë simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UÇK-së, falë të cilave sot Kosova është e lirë, njofton Klan Kosova.
“Dita e veteranëve është ditë e madhe në kalendarin historik të Kosovës. Kjo ditë simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UÇK-së, falë të cilave sot jemi të lirë dhe shtet sovran. Përgjithmonë respekt për këtë kategori të nderit dhe krenarisë kombëtare”, ka shkruar Veseli në Facebook.