Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun në 550 vjetorin e vdekjes së tij dhe vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 37 vjetorin e varjes së tyre.
“Janari është muaji i rënieve të mëdha në historinë e kombit tonë. Sot, me 17 janar, nderojmë kujtimin e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, në përvjetorin e vdekjes së tij, dhe 37 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të tre veprimtarë të mëdhenj të Lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.
“Nderimi për heronjtë e kombit, për dëshmorët e lirisë, çdo herë na bën më të fortë e më të përkushtuar në rrugën e fuqizimit të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës”.