Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka pritur sot në hollin e Kuvendit, Massimo Mazzali.
Me këtë rast, Veseli ka bërë të ditur se Mazzalit i ka dhuruar çmimin ‘’Shën Tereza’’ të ndarë nga presidenca.
Postimi i plotë:
Massimo Mazzali po vazhdon ta ndihmojë Kosovën tash e dy dekada. Që nga paslufta, ai me familjen e tij po japin kontribut të veçantë për të strehuar dhe ndihmuar fëmijët në nevojë. Për ndihmën e tij të vazhdueshme, sot në 20 vjetorin e ardhjes së tij në Kosovë pata kënaqësinë ta pres në Kuvend dhe t’ia dhuroj çmimin “Shën Tereza”, të ndarë nga Presidenti i Kosovës.