Kadrijaj: 10 vjet nga vendimi i GJND, UÇK për këtë ditë ka luftuar – s’mund të ndyhet lufta e shenjtë

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, me rastin e dhjetëvjetorit të vendimit të GJND-së pro pavarësisë së Kosovës, ka thënë se shpallja e Pavarësisë dhe njohja e saj (vendimi i GJND), konsiderohen si datat më të rëndësishme të Kosovës deri tani.


Kadriaj, e cila është edhe pjesëtare e UÇK-së, ka thënë se për këto dy data janë bërë shumë sakrifica.


Ajo është shprehur krenare për luftën e UÇK-së.


“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj ndërkombëtare, në Kosovë konsiderohen si datat më të rëndësishme të historisë sonë së deritanishme. Sot u bënë 10 vjet kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Që nga themelimi i UÇK-së, kemi pasur si objektivë kryesore çlirimin e vendit. Ne jemi krenar për luftën e shenjtë dhe nuk mund të na ndytë askush”, ka shkruar ajo.


Tutje, Kadriaj ka shkruar edhe për krimet serbe. Ajo ka thënë se serbët ushtruan gjenocid barbar në Kosovë.  


Por, përkundër këasj, Kosova u ngrit mbi vuajtje, ka shkruar deputetja.
“Sllavët serbë ushtruan gjenocidin më të dhunshëm, më barbar, më të përgjakshëm, e më mizor në Kosovë. Kosova u ngrit mbi vuajtjet! Kujtojmë këtë datë duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka shkruar në fund Kadriaj.

Të ngjashme