Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga partia e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e drejtuar nga Donika Gërvalla, po përcillet me shumë skandale.
“Është për keqardhje se ku është niveli i përfaqësimit, punës dhe angazhimit të dobët të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, me në krye Ministren Donika Gërvalla!”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.
Ajo më tutje tha se është koha për reflektim, përndryshe mund të jetë vonë.
“Është koha për reflektim sa nuk është bërë vonë!”
Kadrijaj ka folur për rastin ku Ambasada e Kosovës i rekomandon një shtetasi të Kosovës nxjerrjen dhe pranimin e dokumenteve të Serbisë.
“Është për tu shqetësuar me rastin e bashkëvendasit tonë, bashkatdhetarit tonë Engjell Lekaj, të cilit Ambasada e Shtetit të Kosovës, i rekomandon nxjerrjen dhe pranimin e dokumenteve të shtetit Serb, përkundër asaj që Kosova qe 25 vite është e lirë, ndërsa ka 16 vite që është e pavarur”, ka thënë Kadrijaj.
“Kjo padyshim është skandal, dhe dështim i Ministrisë se Jashtme dhe misionit diplomatik të shtetit tonë me në krye Ambasadorin, Martin Berisha!”