Kadrijaj: Përfshirja e ambasadorit Berisha në shitblerjen e energjisë përmes një kompanie serbe përforcon bindjen se ky pushtet ka arsye të fortë pse kundërshton hetimet në energji
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se “rasti i ambasadorit Berisha dhe dyshimet se ai është i përfshirë në shitblerjen e energjisë në Kosovë përmes një kompanie serbe, vetëm sa e përforcojnë bindjen se ky pushtet ka arsye të fortë që e kundërshton komisionin hetimor parlamentar për energjinë”.
Kadrijaj shtoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës me urgjencë duhet të krijojnë një komision hetimor parlamentar që të zbardhet çdo detaj.
“Nuk mjafton vetëm shkarkimi, drejtësia duhet të vie në vend”, përfundoi Kadrijaj