Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është përplasur me shefen e Grupi Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Kadrijaj tha se Kusari-Lila do të mbahet mend si “zemlakja” e Radoçjiqit dhe valltarja e Gadafit.
“Mimoza Kusari, unë jam Time Kadrijaj dhe çka e mbaj me mburrje, unë jam ushtare e lirisë, Ramush Haradinaj është gjeneral. Familje emblematike. E ti çka je Mimozë? Unë ty kom me të majt mend si zemlakja e Radoçiqit, por edhe si valltarja e Gadafit”.
Për këtë të fundit, kryeparlamentari Glauk Konjufca reagoi.
“Kujdes fjalorin për kolegen, Time!”, tha Konjufca.