Kafeja është një burim i shkëlqyer ushqyesish dhe antioksidantësh të cilët i bëjnë mirë jo vetëm lëkurës por edhe flokëve.
Kafeja mund të përdoret si eksfoliant, për kurimin e akneve, përmirësimin e gjakut dhe rikthimin në nivele normale të PH-së.
Skalpi dhe flokët kanë një natyrë acidike.
Aciditeti në këtë zonë të trupit matet njësoj si PH-ja.
Nëse vlera e PH-së së flokut është nën 7.0 atëherë ai konsiderohet acidik.
PH i fibrave të flokut është 3.67 ndërsa ai i skalpit arrin në 5.5.
Përdorimi i produkteve me një vlerë më të lartë PH se ai i flokëve mund të shkaktojë dëmtim të tyre.
PH i kafesë arrin në 5.11, ndaj aplikimi i saj në pjesën e skalpit, rikthen ekuilibrat e PH-së në këtë zonë.