Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka komentuar çështjen e votave, për çka thotë se edhe ish kandidates Lirije Kajtazit në këtë formë i janë vjedhur votat në dy mandate.
Ai ka thënë se po të krahasohet legjislatura e parë e Kuvendit të Kosovës me legjislaturat e fundit, gjendja është për të ardhur keq.
Postimi i plotë:
VJEDHJA E VOTAVE BRENDA PARTIVE
Po të krahasohet legjislatura e parë e Kuvendit të Kosovës me legjislaturat e fundit, gjendja është për të ardhur keq. Përmes sistemit të vjedhjes së brendshme të votës është bërë herrja e personave me integritet moral, politik, profesional dhe kombëtar, duke u zëvendësuar me individë të të paafte dhe me “të dëgjueshmit”.
Kjo vjedhje nuk do të kishte qenë e mundur pa bekimin e shefave të partive, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.
Në këtë mënyrë, Lirije Kajtazit i janë vjedhur dy mandate.
Deputeti që vjedh mandatin, çfarë produktiviteti mund të ketë në Kuvend, përveçse ta vazhdojë praktikën e vjedhjes?