Gazetari Vehbi Kajtazi në “Click” të RTV21 ku i ftuar ishte edhe anëtari i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, tha se kjo parti dhe Aliu po flasin sikur ky subjekt t’i ketë fituar 50 për qind të votave.
Kajtazi tha se VV e kanë rritur numrin e votave, mirëpo nuk i kanë fituar zgjedhjet sepse para tyre është PAN-i.
Kajtazi po ashtu tha se në këtë situatë LDK është subjekti që ka pozitën më të mirë negociuese, por jo më numër të votave për krijimin e Qeverisë.
Kajtazi më tej tha se qasja e VV-së është me dy kute sepse këta se pari e akuzojnë PAN-in që kanë qëllim që t’iu marrin deputetët LDK’së dhe ndërkohë haptaz kërkojnë nga deputetët tjerë t’i bashkohen VV-së.