Kallas njofton në instagram për vizitë në Mitrovicë, shkon me helikopter atje

Prishtinë | 23 Maj 2025 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Shefja e diplomacisë evropiane është duke qëndruar në Kosovë, pas një vizite që pati në Beograd ku edhe takoi krerët e shtetit atje.

Pas takimit me liderët e partive opozitare në Kosovë dhe kryeministrin në dorëheqje Albin Kurti, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas vizitën e saj në Kosovë sot e vazhdoi në Mitrovicë, pikërisht tek misioni i EULEX-it atje.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Instagram të bërë nga vetë Kallas.

Të ngjashme