Pas aktgjykimit të Kushtetueses për kushtetutshmërinë e vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur ne rritjen e pagave, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media, raporton Ekonomia Online.
Sipas deputetes Albulena Haxhiut, vendimi i kushtetueses është skandal dhe abuzim me paranë publike.
“Para dy ditëve Gjykata Kushtetuese lejoj padrejtësinë dhe abuzimin me paranë publike. Aktgjykimi është sikurse një ese e dobët e një nxënësi të dobët. Në vend që Gjykata Kushtetuese të ndalonte abuzimin me paranë publike, gjyqtarët mes atij vendimi mundësuan edhe rritjen e pagës për veten”.
“Vendimi i Haradinaj përpos që është vepër penale është edhe kundër kushtetuese për shkak se ka ndërhyrë edhe në kompetencën e kuvendit. Autoriteti që merr vendime është kuvendi përmes ligjit për paga”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi për shkak se implikimet buxhetore të këtij vendimi nuk janë paraparë në buxhetin e vitit 2018, për këtë do të merren nga buxheti për shëndetësi apo edhe për ndërtimin e shkollave apo çerdheve.
“Kjo rritje nuk është e paraparë me buxhetin për vitin 2018.Ky vendim ka implikime buxhetore deri në 7 milionë euro shtrohet edhe pyetja se ku do të merren këto para me siguri do të ia marrin ndonjë shkolle kopshti apo buxhetit të shëndetësisë. Këta do të ndërhyjnë në organizatat e tjera”, tha ajo.
Haxhiu shprehu shqetësimin se një gjë të tillë do të mund të bëjnë edhe qeveritë e tjera.
Ajo madje bëri të ditur se LVV ka nisur të përgatisin kallëzimi penal.
“Secila qeveri që do të vjen do të mund të rrit vetes pagën për 100 %, 200% ,300%….Ne kemi nisur të shkruajmë kallëzim penale për kryeministrin dhe ministrat që morën vendimin përfshirë edhe gjyqtarët”.
Ndërsa Avni Zogiani krahasoi pagën e kryeministrit të Kosovës me vendet e rajonit si dhe me të ardhurat mesatare.
Ai tha se rroga e kryeministrit është dhjetë fish më e lartë se sa të ardhurat mesatare në vend.
“Kosova në fakt ka zyrtarë të lartë që thjesht funksionin e tyre e kryejnë shumë më shumë për të mirë të vetvetes sesa për të mirë të përgjithshme”.
“Mali i Zi ka të ardhura mesatare 519 euro në muaj ndërsa kryeministri ka 1300 euro. Bosnja 439 euro të ardhurat mesatare ndërsa kryeministri 1700 euro, Maqedoni 372 të ardhurat ndërsa kryeministri 1300 euro. Kosova ka të ardhur mesatare 405 euro kurse kryeministri 2950 euro. Kryeministri i Kosovës në raport me të ardhurat e vendit ka shkallën më të lartë pra merr dhjetëfishin e pagës mesatare”, tha Zogiani.
Kryeministri Haradinaj në fund të vitit të kaluar kishte marrë vendim për rritjen e pagës,vendim ky i ciki është dërguar bë Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e VV.
Ndryshe dje kryeministri në mbledhjen e qeverisë shfuqizoi vendimin përmes së cilit pezullohej ai për rritjen e pagave.
Madje Haradinaj ka bërë të ditur se për shkak se ky vendim ka qenë vetëm i pezulluar, zyrtarët do të marrin pagat me rritje që nga marrja e vendimit për rritjen e tyre.