Agjencia kundër Korrupsion ka dorëzuar në prokurori 28 raste me kallëzime penale ndaj 44 personave që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe ka mbyllur 160 raste në mungesë të provave. Kurse, 45 raste janë nën hetime ku dyshohet për korrupsion dhe për deklarim të rrem të pasurisë.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i AKK-së, Shaip Havolli në një konferencë për media ku ka prezantuar raporti për vitin 2016 të punës së Agjencisë Kundër Korrupsion, raporton Ekonomia Online.
Ai tha janë 18 zyrtarë nuk kanë deklaruar pasurinë dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale gjatë vitit 2016.
“Agjencia ka zhvilluar hetime paraprake në 276 raste, 28 raste me kallëzime penale i ka dorëzuar në prokurorit përkatëse ndaj 44 personave që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. 25 raste i kemi dorëzuar me kallëzim penal për mosdeklarim dhe deklarime të rrejshëm dhe janë edhe do raste tjera nën hetim. 13 raste janë dorëzuar në polici për shkak të mos kompetencave të agjencisë. 30 raste me 50 persona i kemi dërguar për hetime ose për shkelje administrative nga vet institucione. 160 raste janë mbyllur në mungesë të provave por në çdo rast. 45 raste janë nën hetime ku dyshohet për korrupsion dhe për deklarim të rrem të pasurisë”, tha Havolli.
I pari i AAK-së tregoi se edhe me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumes, kanë bisedur që lëndët të cilat i dërgon AKK të trajtohen me kujdes dhe sa më shpejtë.
Drejtori i AKK-së njoftoi se këtë raport sot e kanë dorëzuar edhe në Kuvendin e Kosovës.
Havolli po ashtu ka treguar se edhe pse sot është afati i fundit ligjor për deklarime të pasurisë nga zyrtarët publik sipas tij deri në ditën e djeshme kanë qenë minus 600 persona të cilët nuk janë lajmruar ende për të deklaruar pasurinë e tyre për vitin 2017.
“Sot është afati i fundit ligjor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët shtetërorë. Deri dje kemi pasur minus 600 persona (-600) të cilët nuk na kanë deklaruar ende pasurinë”, ka thënë Havolli.
I pyetur nëse korrupsioni në Kosovë ka shënuar rënie, Havolli tha se nuk kanë ndonjë statistikë për këtë çështje.
“Nuk mundemi me ditë se a ka rritje apo zvogëlim të korrupsionit, sepse ka pasur raste të gjitha natyrave. Me këtë proces mund të krenohemi, por nuk mund të themi se është i kënaqshëm”, ka thënë Shaip Havolli.