Të gjitha kandidaturat për kryetar të LDK-së kanë kaluar me miratimin e delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, që po mbahet aktualisht.
Kandidaturat që kanë kaluar në Kuvend janë ato të Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut e Besian Mustafës.
Mbi 330 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat janë mbledhur sot për ta dhënë votën e tyre. Siç parasheh statuti, vetëm brenda Kuvendit zyrtarisht është bërë e ditur se kush janë kandidatët.
Ndryshe, Isa Mustafa ka dorëzuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së si dhe të anëtarit të Kuvendit, para delegatëve në Kuvendin zgjedhor.