Ekonomia Online
FUNDIT

Kalojnë të gjitha kandidaturat për kryetar të LDK-së

Kalojnë të gjitha kandidaturat për kryetar të LDK-së

Të gjitha kandidaturat për kryetar të LDK-së kanë kaluar me miratimin e delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, që po mbahet aktualisht. Kandidaturat që kanë kaluar në Kuvend janë ato të Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut e Besian Mustafës. Mbi 330 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat janë mbledhur sot për […]

Të gjitha kandidaturat për kryetar të LDK-së kanë kaluar me miratimin e delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, që po mbahet aktualisht.

Kandidaturat që kanë kaluar në Kuvend janë ato të Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut e Besian Mustafës.

Mbi 330 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat janë mbledhur sot për ta dhënë votën e tyre. Siç parasheh statuti, vetëm brenda Kuvendit zyrtarisht është bërë e ditur se kush janë kandidatët.

Ndryshe, Isa Mustafa ka dorëzuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së si dhe të anëtarit të Kuvendit, para delegatëve në Kuvendin zgjedhor.

Të ngjashme