Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti sot mbledhjen e radhës ku në rend dite pati shqyrtimin e tre projektligjeve të cilat edhe u miratuan nga anëtarët e këtij komisioni.
Me shumicë votash propozimi i cili ishte sjell nga Qeveria, projektligji nr.06/L- 115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 2003 /24 për sport i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04 / L- 075 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr 2003/24 për sport, kaloi me 4 vota për, 2 kundër dhe një abstenim, raporton Ekonomia Online.
Anëtaret e këtij komisioni kanë votuar edhe për projektligjin nr.06 /L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.05/L-090 për sponzorizimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Ky projektligj kaloi pa asnjë ankesë, me 6 vota për.
Komisioni ka votuar edhe për projektligjin , i cili ka për qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive të ndryshme në ngjarjet sportive.
Për këtë projektligj pati 4 vota për, 2 kundër dhe 1 abstenim.