Kalon në Komision pas shumë debatesh Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë, deputetët e VV-së kërkojnë të pritet propozimi i Qeverisë

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 11:37 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e ka votuar pas debatesh Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor, raporton Ekonomia Online.

Propozuesja e këtij projektligji deputetja, Ganimete Musliu tha se ky Projektligj përmirëson jetën e policëve.

Ajo tha se me këtë projektligj janë propozuar 4 lloje të pensioneve.

“Duke pas parasysh rrethanat që po kalon Policia e Kosovës mendoj se kemi nevojë për një ligj të tillë. Me këtë projektligji propozohet rregullimi ligjor i njohjes së të drejtës për pension për zyrtarët policor të e Kosovës dhe punonjësit për Inspektoratit të Policisë së Kosovës. Përmes tij do të rregullohen llojet e pensioneve, kategoria e pensioneve”.

“Me këtë projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve, pensionim i rregullt, invalidor, familjarë dhe vullnetarë. Sot po fillon ky proces, presë që ekspertet të japin rekomandimet e tyre, që t’iu mundësoj policisë së Kosovës një pension të dinjitetshëm”, tha ajo.

Deputeti i VV-së Enver Dugolli, tha se nuk do ta përkrahin këtë ligj. Ai akuzoi PDK-në dhe LDK-në se deri me tani nuk e kanë bërë këtë ligj dhe sipas tij, ky ligj është detyrë e Qeverisë që ta propozoj.

“Anëtarët e PDK-së që e kanë filluar këtë është dashru të merren vesh që ti inkurajojnë edhe deputetët e PDK-së që ta votojnë marrëveshjen ndërkombëtare për skemën pensionale që do t’i hapte rruge edhe qeverisë për kompletimin e skemën pensionale, do ta bëjmë edhe ligjin për pensionim edhe për policinë e Kosovës, jemi të interesuar që të bëjmë hapin e parë që reformat e skemave pensionale të bëhen për të gjithë”.

“Deputetët nga PDK-ja dhe LDK-ja kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë ligj por nuk e kanë bërë. Është koha jonë që ta bëjmë sepse nuk është loje pensionimi i parakohshëm. Nuk jemi me fushat elektorale i’u kisha lut që nisma të tilla të jenë më serioze. Ne as një herë nuk kemi thënë se nuk di ta bëjmë. Nuk do të marrim pjese në këtë nisme sepse mendoj qe nuk është serioze”, tha ai.

Deputeti i PDK-së Rashit Qelaj tha se kundërshtimi i deputetit të VV-së Enver Dugolli nuk është i duhur, sipas tij qëllimi i propozimit nuk ka qenë që PDK-ja t’i marr meritat po që për policinë të gjendet zgjidhje.

Ai tha se do të pranojnë edhe propozimin e qeverisë dhe do ta votojnë atë vetëm që pjesëtarët e Policisë të kenë një pension të dinjitetshëm, raporton EO.

“Deputete nuk vinë këtu për të bëre lojna por propozojnë ligje. Të gjitha iniciativat në këtë komision të gjitha kanë votuar, nuk kemi ardhur për të bëre lojna. Është e vërtet se ky ligj nuk ka kaluar as një herë, por tash e kemi marr një iniciativa që t’i dërgojmë personat në moshë në pension të parakohshëm, që të kemi një polici me moshë më të re. Kundërshtimi i juaja nuk është i mirë për vendin. Nuk është qëllimi që për këtë ligj PDK-ja ta marr bajrakun, letë ta dërgojmë në Kuvend, qëllimi është që policinë e Kosovës ta ketë këtë projektligj. Tu kisha lut që çështjen mos me votuar ta mendoni edhe një herë”, tha ai.

Deputeti i LDK-së Anton Quni tha se do ta përkrahin këtë projektligj. Ai pyeti deputeten Musliu se a janë menduar se si do të shkojnë procedurat në këtë çështje pasi me pensionimin e përkohshëm do të mbesin shumë vende boshe.

“Këtu kam ardhur me pozitivitet për ta përkrahur dhe nuk luan rol se nga kush është iniciuar. Jap përkrahjen për këtë projektligj. Flasim për një kontingjent të konsiderueshëm që duhet të pozicionohet, lirimi i tyre nga detyra mbesin shumë vende boshe a është menduar për këtë çështje se si do të jetë dinamika e rekrutimit, sa do të ishte kostoja e kësaj?”, tha ai.

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, tha se ky ligj duhet të kalojë. Sipas tij, është një draft i mirë dhe duhet të votohet.

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, tha se nuk janë kundër këtij ligji, por që duhet të presin atë të propozuar nga Qeveria pasi sipas saj, është më i kompletuar.

“Po tringëllojmë se jemi të njëanshme, por kjo nuk është e vërtet ne gjithmonë e kemi përkrahur pensionimin e tyre. E rëndësishme është që te mos na ndani. Ne jemi për këtë ligj, por presim që ky ligj të vije nga Qeveria. Mund ta votojmë edhe këtë ligj por ai duhet të vije nga qeveria, por sa jemi të sigurt se sa do të zbatohet në teren”, tha ajo.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se duhet të gjendet një konsensus për të mirën e Policisë.

Të ngjashme