Kalon në seancë të mbyllur procesi i sotëm për Salih Mustafën në Speciale

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale po mbanë konferencën e tretë të statusit në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator, ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq sot mbrojtja e tij ndërsa po zhvillohej procesi, ka kërkuar që të kalojnë në seancë të mbyllur.

Kjo për shkak të materialeve të nisura drejt tyre nga Prokuroria Speciale, lidhur me akuzat e ngritura ndaj klientit të tij Salih Mustafës, përcjellë Klan Kosova.

Më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.

Më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme