Pjanic: Kam kuptuar menjëherë se këtu fitohet

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 20:39 | Nga

Miralem Pjanic ka lëshuar sërish deklarata thumbuese në drejtim të Romës
Te enjten, gjatë prezantimit të skuadrës së Allegrit në “Speed of Light Arena” të Melburnit, futbollisti boshnjak, Miralem Pjanic, ka thumbuar sërish ish skuadrën e tij, Romën.

“Kam kuptuar menjëherë se këtu fitohet”, ka thënë ai.

“Kam qenë këtu vitin e kaluar dhe ka qenë një eksperiencë e bukur”, tha Pjanic, i cili më pas shtoi: “Tani më vjen mirë që jam kthyer me skuadrën më të mirë të Italisë. Atmosfera është e shkëlqyer dhe tani na presin dy ndeshje të vështira, por të rëndësishme për të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për kampionatin”.

Këto fjalë nuk do t’i pëlqejnë aspak romakëve, që e konsideronin një lider në skuadër dhe ishte tejet i dashur për tifozët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme