Kamala Harris e nis udhëtimin e parë drejt kufirit jugor të shtetit

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, të premten do të bëjë udhëtimin e saj të parë në kufirin jugor të vendit që nga marrja e detyrës së saj.

Ajo kishte marrë shumë pyetje se pse nuk e kishte vizituar më herët kufirin që kur Shtëpia e Bardhë e kishte caktuar atë në mars për t’u marrë me “shkaqet themelore” të migrimit.

Numri i emigrantëve pa dokumenta që arrijnë në kufirin ShBA – Meksikë, është në nivelin më të lartë në më shumë se 20 vjet.

Harris do të udhëtojë në El Paso me Sekretarin e Sigurisë së Brendshme Alejandro Mayorkas, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, kishte deklaruar se administrata kishte vendosur që kjo është koha e më e përshtatshme që Harris të shkojë në kufi dhe në kampet që janë atje për t’u marrë me kontrollimin e situatës, shkruan BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme