Kamala Harris zgjedh guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat për nënpresident

Prishtinë | 06 Gus 2024 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris zgjodhi të martën guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat për nënpresident nga pjesa qendrore e Amerikës, në një përpjekje të dukshme për të zgjeruar bazën e votuesve duke tërhequr votuesit ruralë, të bardhë, njoftojnë mediat amerikane duke iu referuar burimeve me dijeni për këtë çështje.

60 vjeçari Walz, një veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane dhe ish-mësues, u bë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2006, duke fituar në një distrikt me prirje republikane dhe shërbeu për 12 vjet përpara se të zgjidhej Guvernator i Minesotës në vitin 2018.

Si guvernator, zoti Walz ka ndjekur një axhendë progresive, që mes të tjerave përfshin masa për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike, uljen e taksave për klasën e mesme dhe zgjerimin e lejes së paguar për punonjësit e Minesotës.

Ai ka mbrojtur prej kohësh të drejtat riprodhuese të grave, por gjithashtu ka shfaqur edhe prirje konservatore, duke mbrojtur interesat e fermerëve dhe të drejtën për armëmbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme