Kamberi: Nuk dorëzohemi para mediave të Vuçiqit

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mediat serbe janë duke raportuar kundër të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sidoqoftë, ai thotë se këto mediume të kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk mund ndalin betejën e tyre për të drejta.

“Presionet që vijnë nga mediumet e kontrolluara nga A.Vuçiq, nuk mund ta ndalin betejën tonë për të drejta”, ka shkruar ai në facebook.

Të ngjashme