Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, po merr pjesë në konferencën regjionale “Rritja e ndërrmarrjeve sociale ekonomike në evropën juglindore” e organizuar nga qeveria sllovene në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe vendet partnere.
Kamberi po përfaqëson Republikën e Kosovës në mesin e të gjitha vendeve të rajonit.
Qëllimi kryesore i konferencës është rritja e ndërrmarrjeve sociale në vendet e rajonit të Evropës Juglindore.
Konferenca synon të siguroj një platformë për shkëmbimin e eksperiencave publike dhe private të evropës për zhvillimin e ndërrmarrjeve të ekonomisë sociale në Evropën Juglindore për krijimin e lidhjeve dhe një strategjie të përbashkët të rajonit.