Kamberi: Qeveria e Serbisë ka zvogëluar 20 përqind buxhetin për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka njoftuar se Qeveria e Serbisë ka zvogëluar 20 përqind të buxhetit të Trupit Koordinues për tri komunat me shumicë shqiptare të Luginës.

“Qeveria e Serbisë as pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka ndonjë program të veçantë për të ndihmuar komunat e pazhvilluara, buxhetet e të cilave më së shumti janë goditur nga gjendja e jashtëzakonshme dhe mosfunksionimi i ekonomisë të cilën e solli si pasojë beteja kundër Covid 19”, është shprehur ai përmes Facebook

“Por, lajm më i keq është se Qeveria e Serbisë ka zvogëluar për 20 përqind buxhetin e Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë e që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në financimin e projekteve të nisura e që mjetet i ndanë Trupi koordinues”.

Të ngjashme