Sulmuesi Florian Kamberi ka shënuar gol në fitoren e ngushtë të Hibernianit në shtëpi ndaj Kilmarnockut (3:2), të shtunën në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit në Skoci.
Kamberi luajti gjatë tërë ndeshjes, kurse shënoi golin e fitores në minutën e 78-të nga penalltia, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për Kamberin ky është goli i parë këtë edicion në dy paraqitje kampionale. Me këtë fitore Hiberniani ka tubuar tetë pikë.