Kamberi takohet me Kurtin, e falënderon për përkrahjen

Prishtinë | 22 Kor 2022 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kamberi këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku edhe ka publikuar një fotografi nga takimi.

Ai ka thënë se e falënderon kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë për përfaqësim të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.

“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta faleminderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai.

Kamberi ka thënë po ashtu se koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës.

Të ngjashme