Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka uruar Memli Krasniqin, për pozitën e tij të re si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se i dëshiron suksese Krasniqit në udhëheqjen e partisë.
“Përgëzime delegatëve për mbarëvajtjen e Konventës”.
“Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.