Policia raporton se dje në Kamenicë është konfiskuar një armë nga një person pasi kishte shtënë me armë në ajër gjatë një ahengu familjarë.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një revole M57 dhe 15 fishekë të kalibrit 7.62mm. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.