Nën kërcënimin e armës, plaçkiten dy gra në Prishtinë

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Të enjten në mbrëmje, nën kërcënimin e armës, janë plaçkitur dy gra në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, viktimat kanë raportuar se derisa ishin duke ecur, tre persona të panjohur ua kanë grabitur atyre çantat e krahut.

Policia ende nuk e ka bërë të ditur nëse ka arritur t’i identifikojë personat e dyshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme