Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 17:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi dhe policia nuk ka arritur t’i identifikojë personat e përfshirë në këtë rast, transmeton Klan Kosova.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kane nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë këtë rast. Mbështetur në informacionet fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia është duke punuar në identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme