Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohen dy persona

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Janë përplasur mes vete një automjet dhe një motoçikletë në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 15:30 ne rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme