Lëndohen dy persona nga rrokullisja e një veture në Lipjan

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme është raportuar për disa aksidente me persona të lënduar, një tjetër ka ndodhur në Rufc të Lipjanit. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rrokullisjes së një veture.

Policia ka ndal në vendin e ngjarjes dhe po hetohen shkaqet që çuan deri te aksidenti.

“Rreth orës 14:20, në fshatin Rufc -K.Lipjan, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku është përfshirë një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona që kanë qenë në veturë, si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme