Kamioni godet këmbësorin

Prishtinë | 13 Sht 2016 | 15:33 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në fshatin Sllatinë është aksidentuar një person.

Sipas policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në të cilin janë përfshirë një kamion dhe një qytetar, gjegjësisht qytetari është goditur nga kamioni.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta ekzaminuar rastin, derisa personi i lënduar është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor”, ka theksuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për Telegrafin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme