Kamioni me 1.3 tonë kokainë kaloi në Shqipëri me lejen e strukturës anti-korrupsion

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Rreth 1.3 tonë kokainë janë sekuestruar pasditen e sotme në një magazinë të madhe frutash në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit në Maqedoninë e Veriut.

DEA dhe autoritetet italiane, prej ditësh ndiqnin hetimet dhe rrugën e kamionit me banane, ndërsa ai ka kaluar edhe në Shqipëri me leje dhe nën monitorimin e SPAK (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion), për të kuptuar nëse lënda narkotike kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare

Kokaina fillimisht është nisur nga Amerika Latine me kamion bananesh dhe ka zhvilluar itinerarin Itali-Bar të Malit të Zi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe kishte destinacion final Koper, në Slloveni.

Sipas report.tv, në dijeni të SPAK, kamioni hyri nga pika doganore e Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas doli nga pika kufitare në Pogradec. Kjo u bë për të parë nëse droga kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare, por rezultoi se vendi ynë u përdor thjeshtë transit.

Gjatë rrugës në Shqipëri, shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa një për t’u furnizuar me karburant dhe një tjetër për të konsumuar një kafe. Më herët autoritetet italiane kishin sekuestruar pjesën më të madhe të kokainës duke e zëvendësuar atë, por nuk dihet ende se me çfarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme