Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, tek kthesa e Krastës. Mësohet se një kamionë ka përplasur një fëmijë rreth 12-vjeç.
I mituri është transportuar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al, në rrugë shihen njolla gjaku, një kapele e bardhë dhe një shapkë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.