Anëtarët e KK të Prizrenit, unanimisht, kanë miratuar vendimin për lejimin e hartimit të Planit Rregullues të Hollësishëm të “Parkut të inovacionit dhe trajnimit”, i cili parashihet të funksionojë në hapësirën e kampit fushor të KFOR-it pas tërheqjes së paqeruajtësve që pritet të ndodhë në fillim të vitit 2019.
Kërkesa për lejimin e hartimit të Planit Rregullues të Hollësishëm është paraqitur në mbledhjen e fundit të KK-së nga Urbanizmi, në përputhje me dispozitat ligjore për planifikimin hapësinor, shkruan sot Koha Ditore.
Para këshilltarëve të KK-së, Shpresa Osmanollaj-Krapi, nga DUPH-ja ka bërë të ditur se hapësira në fjalë përkatësisht baza aktuale e KFOR-it, parashihet që të ridestinohet dhe shfrytëzohet si zonë sociale dhe zonë për infrastrukturë teknike.