Në Patras të Greqisë, Arti Krasniqi do të bëjë debutimin si garues i Kosovës.
Kampioni aktual i Gjermanisë në 10 kilometra not për seniorë, Krasniqi (20), të mërkurën, e ka fituar të drejtën që të garojë për Kosovën në skenën ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.
Ai deri më tani ka garuar për Gjermaninë, por ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën. Gara e parë e tij do të jetë në edicionin e dytë të Lojërave Mesdhetare në Rërë (plazh) që mbahen në Patras të Greqisë prej 25 deri më 31 gusht.
Kosova për herë të parë merr pjesë në këtë ngjarje, ndërsa pritjet prej Artit janë për plasman të mirë.
Federata e Notit të Gjermanisë të mërkurën ka dhënë lejen që Arti Krasniqi të garojë për Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur prindi i notarit, Naim Krasniqi.
Arti Krasniqi në fund të qershorit garoi në kampionatin e Gjermanisë në not në ujëra të hapura.