Kanada: Gjendet i vdekur njëri prej të dyshuarve për sulmin me thikë, ku mbetën 10 të vdekur

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Policia kanadeze ka gjetur trupin e një prej dy vëllezërve të kërkuar për një sulm masiv me thikë që la të vdekur 10 persona dhe 18 të plagosur në provincën e Saskatchewan, të dielën.

Një oficer tha se Damien Sanderson, 31 vjeç, kishte lëndime që nuk dukeshin të vetë shkaktuara – por nuk dha detaje.

Ai u gjet në James Smith Cree Nation, komuniteti indigjen ku jetonin shumica e viktimave. Ndërkaq, vëllai i Sanderson ndodhet ende në arrati, thotë policia.

Të hënën në mbrëmje, shefi i Federatës së Kombeve Indigjene Sovrane u kërkoi banorëve të raportojnë çdo informacion në lidhje me sulmet, të cilat lanë gjithashtu 18 të plagosur.

“Dikush atje di diçka”, tha ai në një deklaratë. “Ju lutemi të dilni përpara për hir të familjeve”.

Mediat kanadeze kanë identifikuar disa nga viktimat, megjithëse nuk janë dhënë detaje zyrtare nga autoritetet.

Të ngjashme