Kanadaja dhe Australia tërhiqen nga Lojërat Olimptike shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Australia dhe Kanadaja kanë thënë se nuk do t’i dërgojnë atletët e tyre në Lojërat Olimptike të Tokios, nëse organizatorët japonezë vendosin t’i mbajnë ato sipas orarit të planifikuar më parë për shkak të rrezikut nga Coronavirusi.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe qeveria japoneze të dilenë dhe të hënën e ndryshuan pak qëndrimin e tyre në lidhje me fillimin e Lojërave Olimptike më 24 korrik, duke njoftuar për fillimin e bisedimeve njëmujore në lidhje me skenarët e mundshëm.

Komiteti Olimpik dhe Komiteti Paralimpik të Kanadasë e lëshuan nj deklaratë, në të cilën thuhet se ndonëse i kuptojnë ndërlikimet e shtyrjes së mundshme, asgjë nuk është më i rëndësishme se shëndeti dhe siguria e atletëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Martin Richard, drejtor i komunikimit në CPC, tha se kanadezët kanë shpresuar se një vendim do të merrej të dielën, por vendosën të tërhiqen pasi një gjë e tillë nuk ndodhi.

Pas njoftimit nga Kanadaja, edhe Komiteti Olimptik i Australisë njoftoi se ka kërkuar nga atletët që të përgatiten që Lojërat Olimptike mund të mbahen në vitin 2021, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Thirrje për shtyrjen e Lojërave Olimpike kanë bërë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, bashkë me disa vende të tjera

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme