Kanadaja në kërkim të 1 milion imigrantëve për tri vitet e ardhshme

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

A dëshironi të punoni dhe jetoni në Kanada? Kjo dëshirë mund t’iu bëhet realitet pasi që Qeveria e Kanadasë ka njoftuar lidhur me planet për të pranuar më shumë se një milion imigrantë në tri vitet e ardhshme.

Në raportin vjetor të Ministrisë kanadeze të Imigracionin, ministri Ahmed Hussen, zbuloi planet për të pranuar deri në 1 milion e 80 mijë banorë të përhershëm ndërmjet periudhës 2019 dhe 2021.

Hussen i cili fillimisht erdhi në Kanada si një refugjat somalez, ka thënë se, “emigrantët dhe pasardhësit e tyre kanë dhënë kontribute të pafundme në Kanada dhe suksesi ynë në të ardhmen varet nga siguria që ata janë të mirëpritur dhe të integruar mirë”, përcjell Telegrafi.

Ministria njofton se një në pesë persona që jetojnë në Kanada ka lindur jashtë vendit, ndërsa më shumë se gjashtë milionë emigrantë të rinj kanë ardhur që nga viti 1990.

Raporti thotë se pensionistët parashikohet të arrijnë raportin 2 me 1 në vitin 2036, krahasuar me 4.2 me 1 që ishte në vitin 2012.

“Me një popullsi të plakur dhe me nivele të ulëta të lindshmërisë, imigracioni luan një rol të rëndësishëm në sigurimin që popullata dhe fuqia punëtore e Kanadasë të vazhdojnë të rriten. Rritja e niveleve të emigracionit, do të na ndihmojë të mbështetim forcën tonë të punës, të mbështesim rritjen ekonomike dhe të nxisim inovacionin”, thuhet në raport.

Kanadaja shihet të jetë një udhëheqës botëror në aspektin e politikave të saj të emigracionit, duke u konsideruar si vendi me bujarinë dhe gatishmërinë më të madhe për t’i pranuar emigrantët

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme