Kancelari austriak në largim, Christian Kern tha se Evropa duhet të ketë një interes të madh për të gjetur një zgjidhje për krizën në Spanjë mbi referendumin mbi pavarësinë e Katalonisë.
“Është një çështje ndërspanjolle,” tha ai, duke shtuar se në samitin e BE-së ekzistonte një unitet që duhej të insistohej në respektimin e kushtetutës spanjolle, raportojnë mediat e huaja.