Ekonomia Online
FUNDIT

Kanceri bën që nobelistin kinez për paqen ta lirojnë nga burgu

Kanceri bën që nobelistin kinez për paqen ta lirojnë nga burgu

Aktivisti kinez i të drejtave të njeriut, nobelist i Paqes, Liu Xiaobo është liruar me kusht për arsye mjekësore, tha avokati i tij. 61-vjeçari Liu u burgos për 11 vjet në 2009 për nxitje të subversionit ndaj shtetit, pasi mori pjesë në shkrimin e një peticioni të njohur si “Lista 08”, ku bëhej thirrje për […]

Aktivisti kinez i të drejtave të njeriut, nobelist i Paqes, Liu Xiaobo është liruar me kusht për arsye mjekësore, tha avokati i tij.

61-vjeçari Liu u burgos për 11 vjet në 2009 për nxitje të subversionit ndaj shtetit, pasi mori pjesë në shkrimin e një peticioni të njohur si “Lista 08”, ku bëhej thirrje për reforma politike në Kinë.

Në dhjetor 2010, Liu fitoi çmimin Nobel për Paqe, për aktivizimin e tij për të drejtat e njeriut në Kinë, duke bërë që Pekini të ndalonte lidhjet diplomatike me Norvegjinë, si dhënëse e çmimit.

Mo Shaoping, avokati i Liu, tha për agjencinë Reuters se klienti i tij po trajtohet për kancer të avancuar në mëlçi në Shenyang.

Të ngjashme