Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit radhitet e katërta me 7.43% apo 58.743 vota.
E në komunën e Deçanit kandidati më i votuar është lideri i partisë, Ramush Haradinaj.
Ai në këtë komunë ka marrë gjithsej 6 mijë e 554 vota.
Por pati kandidatë të tjerë nga kjo parti të cilët në Deçan e kanë pasur vetëm nga 1 votë.
Në listën të cilën e ka siguruar Gazeta Infokus, shihet se Feriz Shala dhe Agron Xhemajli, janë dy kandidatët e AAK’së të cilët kanë siguruar vetëm 1 votë në këto zgjedhje.
Ndryshe, në Deçan Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë partia e parë, e cila ka siguruar 7 mijë e 589 vota.