Kandidati i opozitës, Alberto Fernandez zgjidhet president i Argjentinës

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i qendrës së majtë nga krahu opozitar, Alberto Fernandez, i ka fituar zgjedhjet presidenciale në Argjentinë, të cilat u përcollën nga diskutimet për krizën ekonomike.

Fernandez-i fitoi më shumë se 45 për qind të votave, duke e mposhtur presidentin e deritashëm, Maurcio Macri. Mijëra përkrahës të tij u mblodhën në selinë qendrore të fushatës së tij për të festuar për fitoren.

Presidenti i deritashëm, Macri, e pranoi humbjen të dielën në mbrëmje. Duke ia uruar fitoren rivalit politik, ai njoftoi se e ka ftuar fituesin që të takohen të hënën në pallatin presidencial për të biseduar për dorëzimin e mandatit.

Pas numërimit të më shumë se 90 për qind të kutive të votimit, kandidati Fernandez i mori 47.79 për qind të votave, ndërsa Macri i mori rreth 40 për qind.

Për të fituar në rundin e parë, kandidati duhet t’i fitojë mbi 45 për qind të votave ose 40 për qind, nëse dallimi me kandidatin e vendit të dytë është më i madh se 10 për qind.

Fushata zgjedhore për presidentin e ri u përcoll nga shqetësimet për krizën ekonomike. Në kohën kur rreth 30 për qind e popullsisë jeton në varfëri, votuesit duken se e përkrahën kandidatin që premtoi më së shumti për ta nxjerrë Argjentinën nga kriza, shkruan “BBC”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme