Kandidati për president në Maqedoni, Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa mbrëmë nga Zhelina e Tetovës tha se ai si president do të ndal eksodin masiv të popullatës.
Reka vlerëson se me politikat aktuale, për 15 vite do të rritet edhe më shumë numri i të rinjve që e braktisin vendin në kërkim të një jete më të mirë, shkruan Alsat-M.
Ai premtoi se do ta bëj Maqedoninë e Veriut shumë-etnike dhe se do të mbajë marrëdhënie të mira dypalëshe me të gjithë shtetet fqinje.