Reka-Lekajt: Korridorin për Serbinë nuk e solla unë, atë e gjeta mes jush

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka thënë se deklarata e tij në medie, është keqinterpretuar dhe se qëllimi i tij nuk është që t’i jepet Serbisë dalje në detin Adriatik, raporton Ekonomia Online.

“Pyetja ka qenë nëse aludon në pyetjen në ulëse në OKB, a do të ketë kompromis me Serbinë. Nuk ka ulëse në OKB nëse cenohen integriteti territorial. Në insistimin se cili do të jetë ai kompromis, unë kam thënë se ndoshta mund t’i lejojmë dalje në detin Adriatik por themi se ne mund t’i lejojmë për ulëse në OKB dhe për këtë kompromis e them këtë sesa kërkesa për shkëmbim territoresh”, ka thënë Reka.

Madje, Reka ka akuzuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kinse ky i fundit ka nënshkruar marrëveshje që i lejon Serbisë dalje në Adriatik.

Por deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e quajti mashtrime këto deklarata të Rekës. Tha se asnjëherë nuk është menduar që jepet dalje Serbisë në detin Adriatik.

“Më vjen keq që në këtë moment që gjendet Kosova, ne merremi me fjalë mashtruese, me fjalë që asnjëherë në bindjen time t’i japim korridore ose t’i japim dalje në detin Adriatik. Është e çuditshme që mund të mashtrohet me projekte që kishin projekte të marrëveshjes së Berlinit”.

“Asnjëherë nuk është menduar se t’i japim dalje Serbisë në detin Adriatik dhe asnjëherë nuk e kam menduar unë këtë personalisht. Kjo gjë është punuar me shekuj nga shqiptarët që Serbisë mos t’i jepet korridore si kompromis”, ka thënë Lekaj.

Në replikën e tij, ministri Reka tha se vetëm e ka cituar Lekën, raporton EO.

“Unë nuk ju akuzova fare, unë vetëm ju citova juve. Korridoret nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush”, ka thënë Reka.

🔴DREJTPËRDREJT – Kuvendi mban seancë plenare, me kërkesë të LDK-së, për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 25. März 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme