Shumë shpesh edhe në përditshmëri ndjejmë se harrojmë dhe se nuk i përmbushim detyrimet tona ashtu siç do të donim.
Përveç ushtrimeve të rregullta dhe ujit të bollshëm që janë vërtetuar se ndihmojnë, hulumtimet kanë treguar se erëzat anti-inflamatore gjithashtu mund të përmirësojnë kujtesën dhe disponimin tonë.
Dhe sipas Joanna Wen, konsulente shëndetësore, një nga këta përbërës është kanella, e cila ka veti anti-inflamatore dhe përfitime të shumta, shkruan Eathis,përcjell Klankosova.tv.
Pra, ju mund ta përfshini kanellën më shpesh në dietën tuaj pasi është e shkëlqyer nga ana ushqyese për shumë arsye. Konsiderohet se mund të forcojë metabolizmin tonë, ndërsa më e rëndësishmja: stimulon trurin, kujtesën dhe gjithashtu humorin tonë. Mund ta shtoni në pijet tuaja të përditshme së bashku me mjaltën, do t’ju ofrojë shijen dhe të gjitha përfitimet e tij.