Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren është arrestuar një person.
Sipas raportit policor, ai ka kanosur me sëpatë gruan e tij dhe babanë e saj.
Me të marrë informacionin policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me ç’rast ka konfiskuar sëpatën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.