Dy të dyshuar, të mitur, janë arrestuar pasi kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën, po ashtu i mitur.
Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme në Rrugën “Dëshmorët e Gollakut” në kryeqytet.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, tek njëri nga të dyshuarit, gjatë kontrollit, është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Në anën tjetër, viktima nuk ka marrë lëndime të rënda trupore.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, pas intervistimit.
Rr. Dëshmorët e Gollakut, Prishtinë, 06.03.2022-16:35.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të mitur pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu i mitur. Gjatë kontrollit tek njeri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.