Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë pasi ka kanosur bashkëshorten dhe babanë e tij.
Sipas deklaratës së viktimës-bashkëshortes, i dyshuari në të kaluarën përveç dhunës fizike kishte ushtruar edhe dhunë psiqike.
Policia njofton përmes raportit se gjatë kontrollit në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja. Me vendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.